Kombinati Mekanik Polican

                                                                                                                                                      Shqip English
 

Historiku

HISTORI DHE VENDNDODHJA

E-mail Print PDF

1. INFORMACION MBI NDERMARRJEN – HISTORI DHE VENDNDODHJA

Kombinati Mekanik Poliçan ndodhet pranë qytetit të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, 22 km në jug të qytetit të Beratit. Uzina e Prodhimit të Municioneve (sot Kombinati Mekanik Poliçan), u ndërtua dhe filloi aktivitetin e sajë në vitet 60 – të.

Uzina filloi prodhimin e municioneve për herë të parë në vitin 1967. Në fillim, u vu në punë linja e prodhimit të fishekut 7. 62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimit të granatave të dorës ofensive dhe difensive, minave kundërtank e kundërkëmbësorisë, predhave të mortajave 82 mm, kapsollave detonatore KD 8, fishekzjarreve 180 mm etj.

Me kalimin e viteve, krahas prodhimit (deri në kapacitetet maksimale) të artikujve të mësipërm, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë puna eksperimentuese për prodhimin e artikujve të tjerë të nevojshëm për ushtrinë. Në këtë proçes eksperimentimi u përfshinë dhjetra inxhinierë dhe specialistë të aftë nga i gjithë vëndi. Si rezultat i kësaj pune, në vitet 80 – të u vunë në punë linjat e prodhimit të predhave 60, 107 dhe 120 mm, djegoreve 60 dhe 82 mm,  fishekëve bazë 60  dhe 120 mm, fishekëve 12.7, 14.5 dhe 9 mm, etj. Rritja e nomeklaturës së prodhimeve, kapaciteteve prodhues dhe numrit të punonjësve, i cili arriti shifrën 3 200, ishin faktorët bazë që në vitin 1986 e shndëruan Uzinën në Kombinat të Prodhimeve Ushtarake.

Deri në vitin 1992, Kombinati Mekanik Poliçan ka punuar mbi bazën e planit unik shtetëror, me kapacitetet teorike të projektuara.

Aktualisht, në Kombinatin Mekanik Poliçan janë të instaluara 12 linja kryesore për prodhimin e artikujve të lartëpërmëndur. Cikli i punës është i mbyllur duke realizuar në Kombinat prodhimet ushtarake, instrumentat dhe veglat e punës, deri në amballazhimin e prodhimit të gatshëm. Linjat e prodhimit janë të përbëra nga makineri speciale, të destinuara për prodhimin e municioneve. Vetëm 5 deri 10 % e kapaciteteve prodhuese kanë karakter universal dhe mund të përdoren për prodhime civile.

Mbas vitit 1992, si rrjedhojë e ristrukturimit të Ushtrisë dhe mungesës së fondeve, porositë për ushtrinë në Kombinatin Mekanik Poliçan u ulën në mënyrë drastike, duke sjellë si pasojë reduktimin e fuqisë puntore nga 3 200 në 1 700. Gjatë viteve 1994 – 1997, prodhimi u ndërpre plotësisht dhe puntorët e mbetur u kaluan me pagesë me fonde nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga viti 1997 deri më 30.06.2006, pagesa e punonjësve të pazënë me punë është bërë me fonde nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale (ARN).

Qysh prej korrikut 2006 e deri tani ndermarja funksionon me pavaresi financiare nga shteti.

Aktiviteti kryesor aktual eshte demilitarizimi i municioneve te teperta te F.A.

Sasia e municioneve te asgjesuara ne Kombinat qe prej vitit 2001 e deri tani, eshte rreth 26 000 ton (municione te shtimjeve te topave 57 mm, 76 mm, 85 mm, 100 mm, bomba aviacioni 100 kg, 150 kg., 250 kg, predha mortaje 107 mm dhe 82 mm).

Aktualisht jemi duke demilitarizuar municione mortaje 82 mm prodhim importi  (rus, kinez), granatat e dores dhe fisheke 7.62 mm .

 

Harta e Faqes








Ju mund t'ju duhet Adobe Flash Player per te shikuar faqen e plote
Faqja shikohet me mire ne versionet me te fundit te browserave :
Krijuar nga